Danubi del nga shtrati/ Përmbytje e pazakonë në 10 vitet e fundit në Budapest
Prurjet e lumit Danubi kanë përmbyt Budapestin. Për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirejes së dëborës, niveli I ujit ka arritur nivelet më të larta në 10 vitet e fundit.
Kjo është pamja Danubit përmes kryeqytetit të Hungarisë. Niveli i ujit ka arritur nivelin më të lartë të 10 vite për vetem 24 orë.
Lumi ka dalë nga shtrati në rrugët rrugët e argjinaturës në Budapest, të enjten. Situatë e pazakontë dhe pamjet të rralla.
Njerëzit ecin përgjatë lumit nën rrezet e diellit, duke shijuar pamjen e rrallë të dallgëve që spërkasin argjinaturën poshtë ndërtesës së parlamentit.
“Më kujtohen përmbytjet e mëdha, por jo në dhjetor. Në dhjetor Danubi ngrinte. Mbaj mend kohët kur isha shumë i ri dhe akulli rreth Urës së Zinxhirit duhej të thyhej me shpërthime”, tha ka rrëfyer një qytetar.
Sipas autoriteteve në vend, niveli i ujit në Danup arriti në 6.93 metra vonë të mërkurën nga 8.91 metra e regjistruar në vitin 2013, kur përmbytje të pazakonta përfshinë Evropën Qendrore për shkak të shirave të majit.
Përmbytjet e këtij viti në Danub nuk kanë shkaktuar shumë dëme në Budapest, por ekspertët kanë paralajmëruar se ndryshimet klimatike mund t'i bëjnë këto fenomene më të hershme dhe më të shpeshta.
Nga të dhënat, rezulton se për herë të fundit niveli i Danubit ka kaluar 6 metra në dhjetor të vitit 1987, por rrugët ku ndodheshin digat nuk u përmbytën.
Lumi Danub në të gjithë rrjedhjen e tij prek shtetet si Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë, Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Moldavinë dhe Ukrainën me pas derdhet në Detin e Zi.
Qytetet më të mëdha në pellgun e lumit Danub janë Vjena, Budapesti, Beogradi dhe Bratislava.


