Një javë pas të shoqit, konfirmohet dhe vdekja e 70-vjeçares izraelito-amerikane të rrëmbyer nga Hamasi
Një shtetase izraelito-amerikane e rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në territorin izraelit, raportohet se ka humbur jetën.
Lajmi i trishtë u konfirmua gjashtë ditë pasi edhe burri i saj u raportua i vdekur, shkruan skynews. Judith Weinstein Haggai u plagos gjatë një masakre të militantëve të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ndërsa më pas ndërroi jetë.
Gruaja 70-vjeçare thuhej se ishte pengu më i vjetër grua në Rripin e Gazës. Sipas autoriteteve të kibucit, ajo ka katër fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa dhe ka punuar si mësuese anglishteje për fëmijët me nevoja të veçanta.
Gjithashtu u bë e ditur se bashkëshorti i saj, Gadi Hagai (73), i cili ishte peng në Gaza, ka vdekur në të njëjtat rrethanat. Mediat e huaja raportojnë se trupat e tyre janë ende në Rripin e Gazës.
Rreth 250 persona u rrëmbyen gjatë një sulmi të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor, kur u vranë rreth 1140 njerëz, sipas një vlerësimi të Agence France-Presse bazuar në shifrat e fundit zyrtare.
129 prej tyre janë ende në Gaza, sipas autoriteteve izraelite.
Gjatë armëpushimit nga 24 nëntori deri më 1 dhjetor, 105 pengje në Gaza u liruan, 80 prej tyre në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë, të cilët mbaheshin në burgjet izraelite.
Kujtojmë se të paktën 21320 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.


