E rëndë në Itali/ 2 vjeçari ndërron jetë pasi gëlltiti një pjesë të lodrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2023, 21:03
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2 vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante.
Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.
Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte.
Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.
Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë.
Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.
