Ndërron jetë projektuesi i armës “Glock”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2023, 07:49
Kompania “Glock” ka njoftuar vdekjen e inxhinierit, Gaston Glock, në faqen e saj në internet.
Në njoftimin e tyre ata nuk dhanë asnjë detaj tjetër.
Pistoleta "Glock" është arma më e përdorur në ditët e sotme dhe është shpikur pikërisht nga ky inxhinier.
Gaston Glock ishte një miliarder që zotëronte kompaninë e tij dhe jetonte në një pronë buzë liqenit, në Austri. Vila e tij mbrohej nga roje dhe për të punonin disa shërbëtorë. Në vitin 2011, në moshën 82-vjeçare u divorcua nga gruaja dhe u martua me një 31-vjeçare.

