Të vërtetat në familjen mbretërore/ Princi Leka dhe Elia Zaharia të ndarë prej një viti, por tani...
Burime pranë oborrit mbretëror kanë konfirmur se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë të ndarë fizikisht rreth një vit më parë, ndërkohë që procedurat ligjore për divorc kanë nisur kohët e fundit.
Shkak për vonesën e procedurave ligjore mësohet se është bërë pagëzimi i vajzës së tyre, Geraldina.
Gjithashtu bëhet me dije se mes Elias dhe Princit ka pasur një proces të gjatë negociimi duke u siguruar që cdo gjë të ndahej me mirëkuptimin e të dyve.
Në ditët në vijim pritet të ketë edhe një reagim nga Princ Leka, i cili do te konfirmojë divorcin.
Sa i perket fotografes, burime nga miqte e tyre pohojne se Blerta Celibashi dhe Princ Leka kanë filluar afrimitetin në javët e fundit.
Thuhet se marrëdhënia profesionale, ka nxitur dhe krijimin e një romance mes te dyve.
E kjo vërtetohet nga shkëlqimi në sytë e princit dhe të bijës në fotot e fundvitit, kur shikonin nga aparati i fotografes.
View this post on Instagram
