"Do të djeg me acid"/ Policia italiane vë në pranga të riun, përndiqte prej kohësh ish të dashurën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 17:58
Një 35-vjeçar nga Breno ka rënë në pranga,në Valle Camonica, në zonën e Breshias.
35-vjeçari akuzohet se ka përndjekur ish-partneren e tij 33-vjeçare dhe e ka kërcënuar se do e djegi me acid.
Dhuna e burrit nisi pas përfundimit të lidhjes: vajza e frikësuar iu drejtua policisë për të denoncuar ish-partnerin.
Pas hetimeve, policia ka arrestuar 35-vjeçarin i cili do të duhet të paraqitet para gjykatësit hetues për seancën e vlerësimit.