Mozaiku 2 mijë vjeçar, zbulimi i rrallë në Romë: Aristokrati e përdorte për trofetë
Një mozaik që daton mbi 2 mijë vite më parë ka ridalë në dritë në Romë.
Arkeologët shprehen se I përket një banese që ka qenë në pronësi të një aristokrati të lartë.
Objekti besohet se përdorej për lojra të ndryshme, por përshkruante edhe fitoret në beteja të të zotit
Arkeologet kane arritur te nxjerrin nga nëntoka e Romes nje thesar historik, qe mendohet te jete shkeputur nga nje shtepi aristrokratesh 2 mije vjecare
Cfare e ben zbulimin te pakrahasueshem, thote arkeologja Alfonsina Russo, eshte dekorimi i vecante me guaska e perla te cilat formojne figura te ndryshme mitologjike dhe deshmojne nje histori e kulture.
Mozaiku I zbuluar eshte rreth 5 metra i gjate dhe formon nje skene te mahnitshme te natyres, e gjitha e perbere nga materiale te thjeshta te kohes.
Me i cuditshem eshte konturi i realizuar me ane te kristaleve dhe ngjyres se forte blu nga pjeseza antike te Egjiptit.
Arkeologia Alfonsina gjithashtu deklaroi se mozaiku mendohet te kete qene pjese e mureve te nje aristrokrati mjaft te pasur, i cili e perdorte per te deklaruar fitoret e tij ne fushebeteje dhe arritjet e tij.
Kjo vihet re nga pasqyrimi i qarte i kullave te betejes, fushepushimit e skenave vibrante te luftes.
Arkeologet jane duke u munduar te kuptojne nese sendet e perdorura, te cilat ishin mjaft te shtrenjta dhe delicate per kohen, vijne nga Deti i Kuq, qe ishte burimi me i afert i perdorur nga romaket per ti nxjerre keto materiale .
Ajo deshmoi gjate nje interviste për cnn se ne kohet antike familjet e shtresave te larta, perdornin elemente mjaft te rralla si simbol per te treguar hierarkine e tyre dhe per te argetuar te ftuarit.
Nje teori tjeter per perdorimin eshte vënia në funksion të lojerave te ndryshme me uje, qe ishte nje tradite e famshme mes aristokrateve. Kjo teori vertetohet nga gjetja e tubave te vogla ne brendesi te mozaikut, nga ku dilte dhe uji.
Ky zbulim mbart mjaft rendesi per arkeologet dhe historianet dhe do te perdoret me tej per te nxjerre ne siperfaqe te vertetat e kohes dhe per te mbushur pjeseza boshe te historise.
