Shkencëtarët: Agjërimi e rigjeneron tërë sistemin e imunitetit
Agjërimi, qoftë edhe për vetëm tri ditë, mund ta rigjenerojë tërë sistemin e imunitetit.
Ky rigjenerim mund të ndodhë edhe në pleqëri, sipas shkencëtarëve të cilët zbulimin e tyre e kanë përshkruar si “të jashtëzakonshëm”
Pavarësisht se agjërimi mund të jetë kritikuar nga nutricionistët si dietë e pashëndetshme, hulumtimet e reja sugjerojnë se uria shkakton që trupi të fillojë prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut, të cilat i luftojnë infeksionet.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ky zbulim mund të jetë në veçanti i mirë për personat që vuajnë nga sistemet e dëmtuara të imunitetit, siç janë pacientët të cilët i nënshtrohen kimioterapisë.
Veç kësaj, agjërimi i ndihmon edhe personat e vjetër, sistemi i imunitetit të të cilëve bëhet më pak efektiv me moshën, gjë që e bën më të vështirë parandalimin e sëmundjeve të zakonshme.
Pra, nëse filloni agjërimin me një sistem të dëmtuar nga kimioterapia apo plakja, agjërimi mund të gjenerojë, në plotë kuptimin e fjalës, një sistem të ri të imunitetit.
Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se agjërimi afatgjatë e zvogëlon enzimën PKA, e cila është e lidhur me plakjen dhe hormonin i cili e rritë rrezikun për kancer dhe rritje të tumorit.
Agjërimi 72-orësh i mbron pacientët me kancer kundër ndikimit toksik të kimioterapisë. Kjo sepse kimioterapia mund të shpëtojë jetë, por këtë e bën duke shkaktuar dëme masive në sistemin e imunitetit. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se agjërimi i shmangë disa nga efektet e dëmshme ë kimioterapisë.

