Ushtria ukrainase shmang sulmet ruse në lindje të vendit

Ushtria ukrainase ka shmangur sulmet e reja ruse në qytetin lindor të Avdiivka, në rajonin e Donetskut dhe në bregun e majtë të lumit Dnipro, njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Forcat ruse po vazhdojnë të përpiqen të rrethojnë Avdiivka, një qytet industrial, popullsia e të cilit kryesisht është larguar. Luftimet rreth qytetit kanë vazhduar për muaj të tërë.

”Luftëtarët tanë po ruajnë mbrojtjen e tyre dhe po u shkaktojnë viktima të konsiderueshme pushtuesve”, thuhet në raport.

Shtabi i përgjithshëm ukrainas tha gjithashtu se përpjekjet ruse për të zhvendosur forcat ukrainase që kanë kaluar Dnipro në rajonin jugor të Khersonit kishin dështuar. Forcat ajrore ukrainase raportuan rrëzimin e shumë dronëve rusë.