Rrëzohet helikopteri në New Jersey, raportohet për dy viktima

Një helikopter u rrëzua në rrethana të panjohura pasditen e së martës në një zonë pyjore në Hammond, New Jersey.

Policia  gjeti rrënojat pak pas mesnatës të së njëjtës ditë dhe si piloti ashtu edhe një kameraman i 6ABC humbën jetë.

6ABC raportoi se helikopteri u rrëzua ndërsa kthehej nga një mision lajmesh në Galloway Township.

Shërbimet kompetente tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.