PAMJET/ Një kalë me një makinë! Erdogan shkëmben dhurata me Orban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 19:51
Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë shkëmbyer dhurata me njëri-tjetrin.
Orban u takua sot me presidentin turk, Erdogan, të cilit i dhuroi një kalë. Erdogan fillimisht i kishte dhuruar një automjet elektrik të prodhimit turk, ndërsa vetë i dha një kalë. Orban, më pas e përshkroi shkëmbimin si marrëveshjen më e mirë që ka bërë ndonjëherë.
