Përplasen dy trena në Spanjë, raportohet për 13 të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 13:26
Dy trena, me gjithsej 253 pasagjerë, u përplasën në jug të Spanjës, duke plagosur 13 persona, përfshirë tre të mitur.
Kompania hekurudhore spanjolle Renfe dhe menaxheri i infrastrukturës së rrjetit Adif than së përplasja e trenave mund të ketë ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkakun e aksidentit.
Hetimet paraprake përjashtojnë dëmtimin e binarëve në të dy trenat.