Ursula von der Leyen mbështet marrëveshjen “Rama – Meloni” për emigrantët  

Presidentja e Komisionit Evropian shpreh mbështetje për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të strehuar azilkërkues  në vendin fqinj, megjithëse Gjykata Kushtetuese vendosi të vonojë hyrjen në fuqi deri në shqyrtimin e kushtetuetshmërisë së paktit Rama-Meloni

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, Ursula von der Leyen vlerësoi  "iniciativat e rëndësishme" për kufizimin e migracionit nga disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut, duke përfshirë "marrëveshjen operacionale midis Italisë dhe Shqipërisë".

“Ky rast shërben si një shembull i të menduarit jashtë normave tradicionale, mbështetur në ndarjen e drejtë të përgjegjësive me vendet e treta në përputhje me detyrimet e BE-së dhe të ligjit ndërkombëtar”, u shpreh ajo.

Marrëveshja pesë vjecare e nënshkruar muajin e kaluar në Romë, parashikon që Shqipëria do të strehojë, jo më shumë se 3000 emigrantë në muaj, dhe rreth 36 mijë në vit, të cilët do të kapen në përpjekje për të hyrë në itali, kryesisht përmes detit!

Me shpenzimet e pales italiane, në portin e shëngjinit do të ngrihet një qendër e pritjes, ndërsa kampi i strehimit do të funksionojë në Gjadër.

Von der Leyen, në letrën për liderët e vendeve të BE, thekson se komisioni ka dhënë 473 milionë euro për të ndihmuar në forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht në rritjen e mbikëqyrjes së kufirit tokësor, përfshirë pajisjet e monitorimit elektronik dhe sistemet e reja kompjuterike.

“Investime të ngjashme nevojiten për pajisjet e mbikëqyrjes kufitare për kufijtë detarë pasi mbikëqyrja ajrore para-kufitare është thelbësore për të parandaluar mbërritjet e parregullta dhe humbjet e jetëve në det”, shkroi ajo dhe vuri në dukje se komisioni është “i gatshëm të vazhdojë të sigurojë financim të qëndrueshëm për këto iniciativa të rëndësishme”, tha ajo.

Pasi mbi një milion emigrantë hynë në BE në vitin 2015, BE-ja arriti një marrëveshje me Turqinë, duke përfshirë miliarda euro ndihmë për refugjatët sirianë në territorin e saj

Përshpejtimi i anëtaësimit në BE ishte një tjetër pikë e marrëveshjes për të bindur presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të parandaluar fluksin e emigrantëve kryesisht nga lindja e Mesme drejt BE