Aksident hekurudhor në Kinë/ Dalin nga shinat dy vagonë të trenit, mbi 100 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2023, 11:07
Një aksident i rëndë është regjistruar në Kinë, ku dy vagonë të një treni kanë dalë nga shinat. Mësohet se nga aksidenti hekurudhor janë plagosur mbi 100 persona.
Mediat e huaja raportojnë se 102 persona raportuan kocka të thyera dhe të tjerë u shtruan në spital.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Gjithsej 515 persona u dërguan në spital për kontrolle.
