Tali: Të forcohet lufta kundër propagandës ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 13:53
Tre objektivat kryesore që regjimi i Putinit synon të sulmojë në botën e lirë janë liria e fjalës, organizimi demokratik i shoqërisë dhe sundimi i shtetit të së drejtës, deklaroi Peeter Tali, anëtar i Komisionit të Mbrojtjes të Parlamentit të Estonisë (Riigikogu).
Komisioni nënvizoi se ”ruajtja e një demokracie të shëndetshme varet në një masë të madhe nga zhvillimi i një shoqërie të hapur, me pjesëmarrje të gjerë qytetare, një media të lirë dhe një luftë të vazhdueshme kundër propagandës dhe dezinformimit”.
Në veçanti, anëtarët e Komisionit shprehën besimin e tyre se ”komunikimi strategjik dhe lufta kundër dezinformimit dhe propagandës ruse përbëjnë një pjesë themelore të mbrojtjes kombëtare të Estonisë”

