FOTO/ U “kryqëzua” nga mbështetësit e Palestinës, Zara fshin fotot dhe reagon ndaj luftës
Ditën e sotshme, Zara ka fshirë nga llogaria e saj në rrjetin social “Instagram” fotot e fushatës së re me manekinë, me gjymtyrë të humbura dhe statuja të mbështjella me të bardha, nga faqja e ëeb-it dhe aplikacioni, pasi nxiti thirrje nga disa aktivistë pro-palestinës për bojkot.
Inditex, i cili zotëron Zara-n, nuk komentoi thirrjet për bojkot, por tha se koleksioni “Atelier” ishte konceptuar në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pas 7 tetorit.
Gjithashtu ka kërkuar dhe një ndjesë publike për këdo që është ndjerë i ofenduar nga postimet që tashmë janë fshirë.
Llogaria e Zarës në “Instagram” ka marrë komente të shumta me flamujt e Palestinës dhe me hashtagun “BoycottZara”, por gjithsesi faqja e Zarës nuk humbi ndjekës.
Në një nga fotot, një modele është fotografuar duke mbajtur një manekin të mbështjellë me të bardhë, në një tjetër një bust shtrihet në dysheme dhe një tjetër paraqet një manekin pa krahë. Gjithashtu në një nga foto e publikuara shfaqej edhe harta e Palestinës, Kritikët thanë se ato u ngjanin fotove të kufomave me qefin të bardhë në Gaza.
Zara tha në prezantimin e koleksionit më 7 dhjetor se ishte frymëzuar nga rrobaqepësia e meshkujve, nga shekujt e kaluar. Fotot tregojnë një studio artisti me shkallë, materiale paketimi, arka druri dhe vinça, dhe asistentë të veshur me tuta.
View this post on Instagram
