Sulmet ajrore turke në Irakun verior - goditën 13 objektiva të militantëve kurdë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 07:55
Forcat e armatosura turke kryen sulme ajrore në Irakun verior dhe shkatërruan 13 objektiva ushtarake kurde, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se shumë militantë u “neutralizuan” në sulm.
Në një postim në Platformën X, ministria tha se objektivat e goditura ishin shpella, strehimore dhe magazina ku besohej se fshiheshin kurdët. Sulmet ajrore u zhvilluan në zonat e Hakurk, Ghara, Kandil dhe Medina në Irakun verior.
Ankaraja zakonisht përdor termin “neutralizimi” i luftëtarëve kurdë për të nënkuptuar se ata u vranë në operacionet e saj.

