PAMJE/ Revoltohen mbështetësit e Palestinës, bëjnë thirrje për bojkotimin e “Zarës”: Është provokim për genocidin në Gaza...

Kompania e veshjeve “Zara”, po përballet me një reagim të ashpër në rrjet, pasi përdori statuja me gjymtyrë të humbura të rrethuara me rrënoja në një fushatë reklamuese.

Imazhet e publikuara për këtë fushatë janë krahasuar me shkatërrimin në Gaza.

Në fotografi, modelja Kristen McMenamy, pozon edhe me manekinë të mbështjellë me leckë të bardhë dhe plastikë, që ngjan si kufomë.

Reklama përmban edhe gurë, rrënoja dhe një prerje kartoni që ngjan në mënyrë të frikshme me hartën e Palestinës me kokë poshtë.

Fushata e quajtur “The Jacket”, është pjesë e serisë së markës “Atelier”, e cila përshkruhet si “një koleksion me edicion të kufizuar nga shtëpia që feston përkushtimin ndaj mjeshtërisë dhe pasionin për shprehjen artistike”.

Të shumta kanë qenë reagimet edhe nga persona të njohur, ku ndër to artisti palestinez Hazem Harb ka bërë thirrje për bojkot të markës.

Edhe në tetor, arabët izraelitë bënë thirrje për një bojkot të Zara-s pasi pronari i saj i ekskluzivitetit priti figurën politike të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, për një ngjarje të fushatës zgjedhore në Raanana.

“Ndoshta nëse njerëzit tuaj do të ishin të arsimuar, atëherë ata nuk dol të hidhnin në erë spitalet dhe shkollat, për të cilat Izraeli ndihmoi financiarisht në gaza”, është shprehur nga ana tjetër Vanessa Perilman, drejtuesja e Zara-s në 2021.

Deri në këto momente, Zara nuk ka reraguar në lidhje me revoltimet.

PAMJE/ Revoltohen mbështetësit e Palestinës, bëjnëPAMJE/ Revoltohen mbështetësit e Palestinës, bëjnë