Ruajtja e habitateve, numërim i shpendëve në brigjet e Prespës dhe Pogradecit
Specialistët e ADZM-Korçë në bashkëpunim me ekspertë ornitologe, organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës, zhvilluan procesin e vrojtimit dhe numërimit të shpendëve përgjatë pikave të caktuara bregliqenore të Prespës dhe Pogradecit.
Monitorimi në mënyrë sistematike i shpendëve në këto zona të mbrojtura, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e habitateve të tyre.

Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.
Turizmi i vëzhgimit të shpendëve po rritet në zonat e mbrojtura, ndërsa rritet edhe numri i shpendëve që folezojnë. /ATA

