Leverkusen nuk përfiton nga humbja e Bayern-it, ndalet në barazim në transfertën e Stuttgart
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2023, 19:21
Është mbyllur në barazim sfida e sotme mes Stuttgart dhe Bayer Leverkusen me rezultatin 1-1. Skuadra e Xabi Alonso mori një pikë, por nuk arriti të përfitojë siç duhet nga humbja e djeshme e Bayern Munchen me Eintracht Frankfurt.
Në ndeshjen e sotme vendasit kaluan të parët në avantazh me Fuhrich në minutën e 40′. Sapo filloi pjesa e dytë nuk mungoi dhe kundërpërgjigja e Leverkusen me të zakonshmin Wirtz duke vendosur baraspeshën.
Megjithatë barazimi e mban Leverkusenin të parën me 36 pikë, 4 më shumë se Bayern pas 14 javësh Bundesliga. Kujtojmë këtu që bavarezët u mundën dje në Frankfurt me rezultatin e thellë 5-1.

