Laçi i shkakton surprizën e hidhur Tiranës në minutat e fundit, bardheblutë zhyten në krizë
Ka përfunduar në barazim 2-2 takimi i sotëm në Superiore mes Laçit dhe Tiranës. Ndeshja ishte spektakolare, për mënyrën si rrodhën ngjarjet gjatë 90 minutave.
Bardheblutë shënuan dy herë në pjesën e parë me Hasanin dhe Abazajn. Por në pjesën e dytë kurbinasit u zgjuan duke e barazuar rezultatin.
Fillimisht ishte një autogol i kapitenit të Tiranës, Najodvski i cili dërgoi topin në portën e tij duke ngushtuar diferencën.
Më pas kur dukej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e miqve, Laçi shënoi në minutën e 93′ me Kordeiron.
Ky barazim e largon Tiranën gjithnjë e më shumë nga dy vendet e para. Pas 16 javësh kampionat ata janë në kuotën e 23 pikëve. Ndërkohë që javës tjetër do të presin në shtëpi Vllazninë.
Laçi nga ana tjetër merr një pikë të vyer në garën për mbijetesë, duke shkuar në vendin e shtatë me 17 pikë.

