Incineratori i Tiranës, Braimllari: SPAK nuk mund të mjaftohet me arrestimin e Taulant Tushës dhe Namik Simixhit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari deklaroi se zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha dhe Namik Simixhi, që u arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK, dhe pas hetimeve për incineratorin e Tiranës, kanë zbatuar urdhërat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kanë vepruar në bashkëpunim me të.

DEKLARATA E PLOTË E ENDRIT BRAIMLLARIT

Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor i megaaferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj është ideatori dhe projektuesi i këtij operacioni korruptiv i kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Erion Veliaj me firmën e tij dhe duke marrë kompentencat e këshillit bashkiak në kundërshtim i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Incineratori i Tiranës, Braimllari: SPAK nuk mund të mjaftohet me

Taulant Tusha dhe Namik Simixhi kanë zbatuar urdhërat e Erion Velisë dhe kanë vepruar në bashkëpunim me të.

Në emër të Partisë së Lirisë e kemi paralajmëruar dhe më parë që Erion Veliaj përdor skenarin për t’ja kaluar përgjegjësinë drejtorëve në varësi të tij, që kanë zbatuar urdhërat e tij.

Erion Veliaj nuk mund t’i shmanget kësaj përgjegjësie duke lëshuar shokët e tij. Ai sot duhet të ishte i arrestuar sepse Erion Veliaj është ideatori, zbatuesi dhe urdhëruesi i të gjithë procedurës të këtij koncesioni që edhe sot nuk ekziston.

Si ka mundësi që SPAK nuk vepron kundrejt Erion Veliajt, i cili në të gjithë këtë veprimtari udhëheq vendimarrjen e këtij koncesioni.

Erion Veliaj ka autoritetin ekzekutiv të kryetarit të bashkisë, firma e të cilit ka marrë vlerë në të gjitha procedurat financiare.

I bëjmë thirrje SPAK-ut në mënyrë që t’i rikthejë besimin tek opinioni publik që të marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Asnjë hetim pa të pandehur Erion Veliajn nuk ka vlerë dhe nuk i shërben zbardhjes së vërtetës, interesit qytetar.