Turneu i Taylor Swift, kapërceu kufirin e 1 miliardë dollarëve fitime

E mësuar të thyejë rekorde dhe të mbretërojë këtë vit në botën muzikore, Taylor Swift shënon një tjetër arritje.

Turneu i saj ‘Eras’ kapërceu kufirin e 1 miliardë dollarëve fitime sipas revistws Pollstar.

Me se the thuhet se turneu i yllit amerikan renditet numër një në mbarë botën me 4.35 milionë bileta të shitura në 60 koncertet e saj.

Përvec kësaj, Swift përfitoi afro 200 milion dollarë nga marketingu dhe përshtatja e koncertit në film ishte një sukses më vete, vijon artikulli, duke e konsideruar ‘The Eras Tour’ si filmi-concert me fitimin më të lartë të të gjithë kohrave, me 250 milionë dollar përfitime marketing.

Në fillim të kësaj jave, Taylor Sëift u emërua personi i vitit nga Time Magazine.

Muajin e kaluar, Apple Music e shpalli atë artisten e vitit; Spotify zbuloi se ajo ishte artistja më e transmetuar e vitit 2023 në mbarë botën, duke marrë më shumë se 26.1 miliardë transmetime që nga 1 janari dhe duke mposhtur rekordin trevjeçar të Bad Bunny.

E kemi thënë tashme, ky vit I takon Taylor Swift.