Rrëzohet avioni luftarak në Arabinë Saudite, dy të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 21:55
Një avion luftarak saudit u rrëzua sot gjatë një stërvitje në pjesën lindore të mbretërisë, duke vrarë dy anëtarët e ekuipazhit, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes në Riad.
Pesë muaj më parë, një avion luftarak i të njëjtit lloj u rrëzua pranë një baze në kufirin me Jemenin, duke vrarë të dy pilotët.
Për tetë vjet, Arabia Saudite ka udhëhequr një aleancë ushtarake që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kundër rebelëve Houthi.

