Vrasja e 14-vjeçares në RMV/ Kerimi: Babai i viktimës mohon akuzat, të dyshuarit kryesorë i përkasin një subjekti politik

Gazetari Adrian Kerimi në një intervistë në Ora News foli për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut që tronditi opinionin publik. Kerimi u shpreh se babai i viktimës ka mohuar akuzat se ka qenë i përfshirë dhe se të dyshuarit i përkasin një subjekti politik.

‘’Babai i viktimës ka mohuar edhe para prokurorëve që të ketë lidhje me atë që u pretendua se i ka informuar kidnapuesit për orën dhe vendin kur del vajza e tij për të shkuar në shkollë.

Nga ana tjetër për të dyshuarin e parë, Luçke Pablevski i njohur me nofkën ‘’Palço’’ është lëshuar arrest ndërkombëtar. Gjatë mbrëmjes në bazë të asaj që kanë thënë të dyshuarit e tjerë pritet të zgjerohet pista e hetimeve.

I dyshuari i parë dyshohet të ketë qenë pronari i kompanisë që ka ndërtuar pallatin ku ka jetuar viktima dhe familja e saj.

Motivi i ngjarjes deri në këto momente është se mamaja e viktimës ka shitur një apartament dhe se të hollat babai i saj ka dashur ti dërgojë në subjektin politik pasi të akuzuarit i përkasin një subjekti politik’’, tha ndër të tjera Kerimi.