TRANSPORTI NË KAOS/ Bllokohen aeroportet në Gjermani, probleme edhe me hekurudhat, kufizime deri të mërkurën
Reshjet e shumta të dëborës kanë sjellë një situatë të vështirë në Gjermani. Bllokim po hasin si transportet ajrore dhe ato hekurudhore. 1500 pasagjerë prej së premtes kanë mbetur të bllokuar në terminalin e aeroportit të Mynihut.
Aeroportet në Gjermani janë detyruar të anulojnë fluturimet për shkak të dëborës së dendur.
I dyti më i madhi, ai i Mynihut, që funksionon edhe si një qendër e rëndësishme për trafikun ajror ndërkombëtar do të jetë i mbyllur deri të premten, kanë thënë autoritetet.
Për shkak të kufizimeve në pjesë të mëdha të Bavarisë, rreth 1,500 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Mynihut që nga e premtja e kaluar.
Efektet u ndjenë edhe në aeroportin e Hamburgut. 30 fluturimet e planifikuara për të martën midis dy vendeve, janë anuluar. Vështirësi paraqet edhe transporti hekurudhor.
Trenat në distanca të gjata nga Mynihu drejt Salzburgut, Insbrukut apo Zyrihut nuk do të lëvizin dot. Po ashtu lëvizjet e trenave rajonalë janë anuluar.
Trafiku hekurudhor në Gjermaninë jugore pritet të ndikohet rëndë deri të mërkurën në mbrëmje. Kufizime masive rreziohen në të gjithë Mynihun, paralajmëruan autoritetet.
Shërbimi gjerman i motit ka shpërndarë edhe këtë hartë paralajmëruese të përditësuar. Pastruesit e borës shihen kudo në rrugët kryesore por situata e vështirë ka krijuar gjithashtu trafik të rënduar.

