Gjendet avioni i zhdukur në Filipine, nuk dihet ende gjendja e pasagjerëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2023, 12:42
Vendndodhja dhe gjendja e dy pasagjerëve mbeten të panjohura, edhe pas pesë ditësh kërkime, për një avion të zhdukur në Filipine.
Zyrtarët në provincën lindore, Isabela, thanë se Forcat Ajrore Filipine gjetën avionin "Piper PA-32-300" në Casala, San Mariano, por ata nuk kishin informacion për pilotin dhe një pasagjer, raportoi media Rappler.
Avioni ishte nisur nga "Aeroporti Cauayan", në mëngjesin e 30 nëntorit dhe ishte menduar të mbërrinte në aeroportin "Palanan" në provincë një orë më vonë, por nuk ndodhi.
Autoritetet kishin nisur operacionet e kërkimit ajror, por ishin penguar nga retë e dendura që nga 1 dhjetori.
