Sot rivarrimi i Liridonës, gazetari: Të shtrihet hetimi për vrasjen e 30-vjeçares edhe tek familjarët e Naim Murselit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 11:45
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj.
Ndërkohë në një intervistë në Ora News, gazetari Vullnet Krasniqi bëri thirrje që hetimi për vrasjen e Liridonës të shtrihet edhe tek familjarët e Naim Murselit.
‘’Deklarimi i babait të Naimit është shumë i njëjtë me atë të Naimit. Kjo të bën të dyshosh se ai ka qenë i informuar për këtë aksion.
Unë mendoj se duhet të zgjerohet hetimi. Unë mendoj se prokuroria duhet ta zgjerojë hetimin tek familja e Naim Murselit’’, tha ndër të tjera Krasniqi.


