Ndizen qirinj në vendin e punës së Liridona Ademajt, deputeti suedez ndan fotot: Ishte një person i mrekullueshëm

Në kafenenë ku ka punuar Liridona Ademaj në Suedi, janë ndezur qirinj në nderim të saj.

Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi, nga ku dhe shprehu ngushëllime duke theksuar se e reja nga Kosova ishte person i mrekullueshëm.

Me anë të një postimi në platformën “X”,  ai shkruan: “Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi.

Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”.