MINUTË PAS MINUTE/ Politika i rikthehet “luftës” pas “armëpushimit” të gjelbër! Opozitës "ndez" Kuvendin

Në orën 10:00 të kësaj të hëne do të mblidhet Kuvendi. Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër dhe tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi.

Këta të fundit pritet që edhe senacën plenare ta shoqërojnë sërish me tensione, pasi kanë paralajmëruar kaos dhe jo normalitet deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara.

Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve. 

Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.

MINUTË PAS MINUTE/ Politika i rikthehet “luftës” pas

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE

0ra 09:20 Ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet godinës së Kuvendit trë Shqipërisë.

MINUTË PAS MINUTE/ Politika i rikthehet “luftës” pas

Ora 09:27 Sherr dhe përplasje fizike mes deputetëve dhe efektivëve në pikën e kontrollit të Kuvendit

Pak para nisjes së seancë plenare, kanë nisur edhe tensionet e para. Deputetët e opozitës, mes tyre Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi janë përplasur me gardistët. Kjo pasi këta të fundit kanë ushtruar kontroll ndaj deputetëve.

“Mos e prek me dorë”, dëgjohet të thotë Bardhi teksa u drejtohet gardistëve.

Kontrollet vijnë pasi në seancat e kaluara deputetët e opozitës kanë futur brenda flakadanë. Rikujtojmë se seanca e fundit, zgjati vetëm 5 minuta.

Ora 09:35 Berisha “live” përmes “facebook”-ut: Rama e zgjodhi Ballën për të organizuar puçin kundër Kuvendit! 

Politika i është rikthyer “luftës” pas “armëpushimit” të javës së gjelbër që lamë pas.

Deputetët e opozitës u paraqitën më herët se zakonisht, ndërsa u penguan nga efektivët e Gardës së republikës të hynin me mjete piroteknike në sallën e seancav plenare.

Në këtë situatë, ish-kryeministri Sali Berisha do të drejtohej me një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku theksoi se Edi Rama e zgjodhi narkotrafikantin Taulant Balla për të organizuar puçin kundër Kuvendit!

Ora 10:00 Nis mes kaosit seanca në Kuvend/ Deputetët e opozitës ndezin tymueset dhe godasin tavolinat 

Ka nisur mes kaosit total seanca plenare në Kuvend, pasi deputetët e opozitës me të nisur punimet ndezën tymueset, teksa po godasin tavolinat.

Ndërkaq, efektivët e Gardës së Republikës po mundohen t'ua heqin flakadanët nga dora deputetëve.

ORA 10:15 Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përpjashtuar nga Kuvendi pasi hodhi tymuese në sallën e Kuvendit.

Deputeti demokrat u përplas edhe me Gardën që tentuan t’i merrnin tymueset nga duart. Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.

Ndërkaq mes kaosit lryep[arlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen ligjvënësit demolkrat: "Flamur, thirri mendjes, ishin fjalët e Nikollës drejtuar Nokës

Ora 10:20 - Nis dhe mbyllet mes kaosit seanca/ Deputetët e opozitës ndezin tymueset në Kuvend, përjashtohet Noka. Nikolla: Flamur thirri mendjes! 

Pas 20 minutash punime, nisur nga situata në Kuvend, kryetarja Lindita Nikolla vendosi që të mbyllë punimet parlamentare të kësaj të hëne.