Giorgia Meloni vizitë në Serbi, do të pritet në një takim nga Vuçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 14:06
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po qëndron për vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Siç bën të ditur, zyra për media e Vuçiçit pas pritjes së saj në orën 13:00, pason takimi mes dy liderëve.
Më pas është planifikuar një deklarim për media i Vuçiçit dhe Melonit.
Kjo është vizita e parë e Melonit në Serbi që prej zgjedhjes së saj si kryeministre e Italisë.
