Hakerët e "Booking" rrisin sulmet ndaj klientëve

Sulmet ndaj klientëve të platformës "Booking.com" duket se po intensifikohen dukshëm nga hakerët , të cilët po kërkojnë viktima në forume të errëta të internetit.

Kriminelët kibernetikë ofrojnë para për detajet e hyrjes në hotel, duke mashtruar stafin me email të rremë për të hyrë në portalet e "Booking.com".

Ata synojnë klientët për pagesa mashtruese, duke u paraqitur si personel hoteli. Ky lloj mashtrimi ka prekur klientët globalisht.

“Booking.com” konfirmon hotelet partnere si objektiv, jo shkeljen e sistemit të tyre. Ekspertët sugjerojnë të merren  masa më të forta sigurie , si vërtetimi me shumë faktorë për të penguar sulme të tilla kibernetike.

Klientët kanë rënë viktimë e këtij mashtrimi, të mashtruar për t’u dërguar para hakerëve që imitonin personelin e hotelit. Booking.com po ndihmon klientët e prekur në rikuperimin e fondeve të humbura dhe mbështet partnerët në sigurimin e sistemeve .