10 vjet nga vdekja e Paul Walker, vajza e tij e përkujton me një VIDEO emocionuese
Meadow Walker ka përkujtuar babain e saj të ndjerë, Paul Walker, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, modelja 25-vjeçare, ka publikuar një video të bërë gjatë kohës që ai ishte gjallë, teksa e ka surprizuar atë në ditën e tij të lindjes.
Vidoeja e postuar, fillon me zërin e Meadow, e cila thotë “çkemi”, ndërkohë që babai i saj hap derën e autobuzit të turneut.
Pasi ai kupton se përball ishte vajza e tij, ai shihet duke qeshur, ndërkohë që bie mbi krevat pas kësaj surprize.
Pasi Meadow i uron atij ditën e lindjes, ai e përqafon fort dhe thotë: "Më frikësove shumë. Çfarë dreqin je duke bërë, o Zot".
"10 vite pa ty…Të dua përgjithmonë”, shkruan Meadow bashkangjitur postimit, i cili ka marrë mbi 210 mijë pëlqime.
Jordana Brewster, e cila ka luajtur përkrah Walker në filmin "Fast & Furious", ka komentuar në këtë postim, duke shkruar: "Të dua shumë", të shoqëruar me ikonën e një zemre.
View this post on Instagram
