Aksident i frikshëm/ 4 persona të vdekur nga përplasja "kokë më kokë" e automjeteve, mes tyre dhe ushtarë
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali në rrugën nacionale Taranto–Bari.
Sipas medieve të huaja bëhet me dije se 4 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, teksa në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, karabinierët, policia rrugore dhe teknikët. Trafiku është bllokuar përkohësisht në të dy drejtimet.
Midis viktimave ishin tre ushtarë që po udhëtonin me makinë me dy kolegë të tjerë të cilët u plagosën dhe u dërguan në spitalin "Santissima Annunziata" në Taranto, raportohet në media.
Ushtarët, që i përkisnin Brigadës së 7-të të Pinerolo Bersaglieri të stacionuar në Altamura dhe me origjinë nga provinca e Tarantos, po udhëtonin në makinë.
Viktima tjetër ishte drejtuesi i fugonit, një 68-vjeçar. Ekipet e shpëtimit u gjendën përballë një skene të tmerrshme. Disa trupa ishin hedhur në asfalt. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, gjendja e tyre konsiderohet kritike.
