Osmani dhe Kurti në repartin “Adem Jashari”: Jeni të trajnuar në bazë të standardeve të NATO
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti zhvilluan një vizitë në repartin Adem Jashari.
Së bashku me ministrin e mbrojtjës inspektuan pajisjet e forcave të armatosura dhe mjetet në dispozicion të sigurisë
Presidentja Osmani në fjalën e saj theksoi se sakrifikimin e ushtarëve për pavarësinë e Kosovës, por edhe gatishmërinë e të rinjve për ta mbrojtur.
“Është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë lirinë, prandaj jemi të bindur se secili ushtarë e ushtare janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën. Sot Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO”.
Nga ana tjetër kryeministri Kurti e vuri theksin te buxheti I rritur dhe trajnimet e efektivëve nga partnerët.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në njëjtën kohë ne e kemi të qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nesër e kemi 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë, të flamurit të kuq me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë, e të Adem Jasharit në Prekaz.”
Deklaratat e Osmanit dhe Kurtit vijnë në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë është rikthyer dialogu edhe pse shpresat për marrëveshje janë të ulëta.
