Adem Demaçi rikthehet në vendlindjen e tij në bronz

Podujeva është bërë qyteti i parë me shtatore të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili u cilësua si hero i mendimit të lirë.

Shtatorja u përurua në shesin e qytetit, ku përveç një numri të madh të qytetarëve, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës e Shqipërisë.

Kryeministri Albin tha se njeriu i popullit, baca Adem ishte personalitet unik në veprimin dhe me gjuhën e tij në vetëmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur.

Sipas Kurtit, ata që jetojnë me të vërtet nuk janë të shpeshtë dhe kanë një virtyt të pashoq, shprehja e tyre është e barabartë me jetën e tyre, Adem Demaçi na mëson një direktivë të lartë për të gjithë “Kur diktatura nuk e kërcënon lirinë, atëherë duhet dyshuar te liria”.

Kryetari i Komunës të Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se Llapi nuk është thjesht vendlindja e bacës Adem por edhe vendi dhe familja e tij e madhe, ku ai u brumos me frymën atdhetare.

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi falënderoi të gjitha ata që kontribuuan për ngritjen e shtatorës së Adem Demaçit në Podujevë, derisa shtoi se është mirë që një e tillë të jetë edhe në sheshin e Prishtinës.

Manifestimi vazhdoi me program kulturor. Përndryshe, skulptori i shtatores të Demaçit ishte Agron Blakqori.