Gaza: Krahu i armatosur i Hamasit konfirmon vdekjen e 4 komandantëve të tij nga sulmet izraelite

Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftoi sot vdekjen e katër komandantëve ushtarakë në Rripin a Gazës  nga sulmet izraelite në enklavën palestineze. Mes tyre është edhe komandanti ushtarak i Brigadës Veriore të Gazës, Ahmed al-Ghadour.

“Ahmed Ghadour ishte anëtar i këshillit ushtarak të Hamasit dhe komandant i Brigadës Veriore”, tha krahu i armatosur i lëvizjes palestineze në një deklaratë të postuar në kanalin e saj Telegram.

Midis tre të vrarëve të tjerë është Ayman Siam, kreu i njësive të lëshimit të raketave.