Qindra shtetas të tjerë të huaj dhe palestinezë largohen nga Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2023, 20:37
Qindra shtetas të tjerë të huaj dhe palestinezë me një pasaportë të dytë do të largohen nga Rripi i Gazës të enjten.
“Më shumë se 200 prej tyre kanë mbërritur tashmë në anën egjiptiane të pikës kufitare të Rafahut në jug të brezit”, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane.
Rreth 800 shtetas të huaj dhe palestinezë me pasaporta të dyta ishin planifikuar të largoheshin gjatë ditës.
Sipas një liste nga autoriteti kufitar në anën palestineze, këta udhëtarë kanë ndër të tjera pasaporta nga Rusia, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Austria, Zvicra, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç kësaj, një numër i vogël i të plagosurve u larguan në Egjipt për trajtim mjekësor.
