Qeni mbijeton 10 javë në malet e Kolorados pranë pronarit të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2023, 18:07
Një qen që u gjet i gjallë pranë trupit të pajetë të pronarit të tij 10 javë pasi u zhdukën në malet e Kolorados, mbijetoi duke gjuajtur kafshë të vogla, thanë shpëtimtarët.
Rich Moore, 71 vjeç, me qenin e tij, Finney, ishte nisur për t’u ngjitur në Blackhead Peak më 19 gusht, por nuk u kthye më në shtëpi.
Trupi i zotit Moore u gjet më 30 tetor, me Finney pranë tij.
Ekipet e shpëtimit thanë se ishte një “histori madhështore e mbijetesës”.
Javë më vonë, një gjahtar gjeti trupin e zotit Moore në malet San Juan – rreth 1.5 milje (2.5 km) në lindje të majës – me Finney ende gjallë, por që peshonte rreth gjashtë kilogramë, rreth gjysma e peshës së saj origjinale të trupit.
Finney u dërgua te një veteriner dhe tani është me familjen e zotit Moore.
