Vdekja misterioze e komandatit rus/ Dikur kritikoi Putinin për pagat dhe gjendjen e forcave ajrore

Mediet në Rusi kanë raportuar vdekjen misterioze të një prej ish komandatëve të forcave ajrore. Ai cilësohej edhe si kritik i Putinit, kur fliste për pagat e ulëta të pilotëve dhe mungesën e trajnimeve

Një ish-komandant i Mbrojtjes Ajrore ruse është gjetur i vdekur së bashku me gruan e tij në rrethana misterioze.

Gjeneral Lejtnant Vladimir Sviridov, 68-vjeç, dhe gruaja e tij Tatyana, 72-vjeç, kishin vdekur për rreth një javë përpara se të gjendeshin, shkruan Dailymail.

Piloti në pension dikur kritikoi Vladimir Putinin duke u shprehur se oficerët e lartë po largoheshin nga forcat e armatosura për shkak të pagave dhe kushteve të rënda.

Ai tha në një intervistë: “Një pilot duhet të ketë rreth 100 orë kohë fluturimi në vit për gatishmëri të plotë luftarake. Megjithatë, ende nuk është kështu. Koha mesatare e fluturimit në ushtri aktualisht është 25-30 orë.”

Në një intervistë tjetër, ai u ankua duke thënë se: “Jemi të detyruar të emërojmë oficerë jo plotësisht të trajnuar, sepse nuk ka më të mirë. Për të njëjtën arsye ne po dërgojmë në akademitë ushtarake pilotë të rangut të tretë. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën.”

Autoritetet ruse nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes. Por mediat vendase thuhet se janë bërë matjet për nivelin e gazit në banesën e tyre ku edhe u gjetën pa jetë

Sviridov komandonte Ushtrinë e 6-të të Forcave Ajrore Ruse dhe Mbrojtjes Ajrore nga viti 2005 deri në 2009 në një emërim të bërë nga Putin.

Ai ishte një pilot i nderuar i Rusisë dhe më parë kishte shërbyer si pilot snajper ushtarak.