“U përdor si infrastrukturë terroriste”, Izraeli sulmon shtëpinë e liderit të Hamasit

Forcat izraelite pretendojnë se kanë sulmuar shtëpinë e një lideri të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Gaza.

Në një postim në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se përdorën avionë luftarakë të mërkurën mbrëma për të goditur shtëpinë e kreut të byrosë politike.

Ata pretendojnë se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste” dhe “një vend takimi për zyrtarët e lartë të organizatës”.

Hamasi sulmoi më 7 tetor Izraelin dhe që prej asaj dite mes dy vendeve ka pasur përplasje të përgjakshme.