SHBA/Të paktën 3 të vdekur dhe 15 të plagosur pas përplasjes së kamionit me autobusin e shkollës në autostradën Ohajo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 06:41
Autobusi transportonte gjithsej 57 studentë dhe shoqërues që udhëtonin për në kryeqytetin e Ohajos, Columbus.
Të paktën tre të vdekur dhe 15 të plagosur është numri i përkohshëm i një aksidenti trafiku që ndodhi sot në një autostradë në Ohio të SHBA-ve.
Pak pas orës 9 të mëngjesit (me orën lokale), një kamion u përplas me një autobus që po lëvizte me studentë. Përplasja e ashpër ka shkaktuar zjarr, siç dëshmojnë pamjet që kanë parë dritën e diellit, për pasojë dy mjetet janë përfshirë nga flakët.
DEVELOPING: Mass Casualty Incident declared following crash on I-70 in Etna, Ohio.
— Dredre babb (@DredreBabb) November 14, 2023
pic.twitter.com/eTCVt6gDvq
