Rusia vijon bombardimet në Ukrainë

Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi nga sulmet ruse në Dnipropetrovsk. Mësohet se i lënduari, një 72-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Serhiy Lysak , i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Telegram’ shkruan se Dnipropetrovsk-u u sulmua nga tre dronë kamikazë.

Ky bombardim i radhës vjen pasi Ukraina pretendoi se tre oficerë rusë u vranë në një shpërthim në qytetin Melitopol të kontrolluar nga Kremlini.