Pasuritë e Trump në gjykatë, Djali i ish-Presidentit: Babai im është artist me pasuri të paluajtshme

Gjyqi civil për pasuritë e ish-presidentit të SHBA vazhdon, ndërsa përpara trupës së Nju Jorkut është paraqitur Donald Trump Junior. Gjatë dëshmisë së tij ai lavdëroi babanë, të cilin e cilësoi si artist dhe vizionar me pasuritë e paluajtshme, ndërsa nuk kurseu as ironitë dhe akzuat ndaj prokurores së çështjes.

Donald Trump Junior, djali i madh i familjes së ish presidentit u përball me trupën gjykuese të Nju Jorkut, ku dëshmoi mbi burimet e pasurisë së tij, bizneseve dhe pronave.

Në seancë u shfaq i relaksuar dhe i sigurt, madje duke shkaktuar edhe të qeshura që vinin si shkak i deklaratave.

Ai mohoi akuzat e prokurorisë për falsifikim të dokumentave, evazionit apo komplotit, kryesisht me bizneset dhe pronat e tij.

Organizata Trump, merret me asetet e klasit botëror, por është një organiatë që funksionon me meritokraci. Ndërsa Trump Toëer ishte projekti më përparimtar ku nisi edhe karrierën babai im, ku ai solli një vizion tjetër. Ai shndërroi nga toka të rrënuara në ndërtesa dhe fusha golfi spektakolare dhe madhështore.

Në tribunën e gjyqit civil të familjes së tij Donald Trump Jr e përshkroi babanë e tij si një artist, ndërsa hodhi dyshime mbi prokuroren e ccështjes.

Avokatët mbrojtws bënë një prezantim të gjatë, por që nuk u mor parasysh nga trupa, ndërsa shqyrtimi i pasqyrave financiare dhe tabelat do të zgjasë deri në mes të dhjetorit.

Prej dy javësh familja Trump vijon dëshmitë, por edhe duke akuzuar për sulm politik.