Gjermania kërkon pastrimin e oqeaneve nga plastika

Gjermania dëshiron të luajë një rol udhëheqës ndërkombëtar në luftën kundër ndotjes plastike në të ardhmen, sipas ministres së Mjedisit.

”Ndotja plastike përfaqëson një ‘stres’ të madh për detin, i cili tashmë po vuan nga kriza klimatike dhe zhdukja e specieve”, deklaroi Steffi Lemke.

Një faktor janë të ashtuquajturat “rrjeta fantazmë”, rrjeta peshkimi që kanë humbur në det dhe tani përbëjnë një kërcënim për kafshët dhe mjedisin.

”Rrjetat fantazmë dhe mbeturinat e tjera të peshkimit tani përbëjnë deri në 50% të mbetjeve plastike në det”, theksoi Lemke.

Prandaj, qeveria gjermane dëshiron t’i bashkohet një nisme ndërkombëtare për të hequr rrjetat nga deti dhe për të parandaluar humbjen e pajisjeve të tjera të peshkimit.