“Tërmet” qeveritar në Britani, shkarkohet nga detyra Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman kritikoi protestat pro Palestinës

Pasi kritikoi protestat "pro" Palestinës, ka ardhiur dhe vendimi i shkarkimit nga detyra të Sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman është shkarkuar nga detyra pas komenteve të saj në lidhje me protestat për Gazën.

Burime nga Partia Konservatore për “Guardian”, thonë se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi ai “forcon ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”, raporton PA Media.

Shkarkimi i saj vjen pas një fundjave në të cilën ajo u akuzua se u dha guxim aktivistëve të ekstremit të djathtë që kryen dhunë në rrugët e Londrës ndërsa atje po zhvillohej një protestë e madhe pro palestineze.

Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak i tha Suella Braverman se donte që ajo të largohej nga qeveria dhe se asaj nuk iu ofrua një post tjetër.

Artikulli që shkaktoi bujë

Në artikullin e saj, sekretarja e brendshme i përshkroi edhe një herë protestuesit pro-palestinezë si “marshues të urrejtjes” dhe shtoi: “Unë nuk besoj se këto marshime janë thjesht një thirrje për ndihmë për Gazën".

“Ato janë një pohim i përparësisë nga grupe të caktuara – veçanërisht islamikët – të llojit që jemi mësuar të shohim më shumë në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, në mënyrë shqetësuese të kujtojnë Ulsterin janë raportet se disa nga organizatorët e grupeve të marshimit të së shtunës kanë lidhje me grupet terroriste, përfshirë Hamasin.”

Në një qortim për Policinë Metropolitane, e cila po lejon që një marshim pro-palestinez të vazhdojë në Ditën e Armëpushimit, zonja Braverman tha se forca ishte fajtore për “standarde të dyfishta” duke marrë një qasje më të butë ndaj demonstratave të krahut të majtë sesa të djathta.

“Tërmet” qeveritar në Britani, shkarkohet nga detyra
Momenti kur Suella Braverman lë postin