Në Amsterdam Greta Thunberg fton një palestineze dhe një afgane në skenë
Një protestë e thirrur nga aktivistja e klimës Greta Thunberg në Amsterdam u kthye për pak kminuta në një demostrim pro palestinez, cka ka sjellë edhe reagime nga turma. Thunberg e përdori një pjesë të kohës së saj për teë ngjitur në skenë dy gra, një palestineze dhe një afgane.
“Si lëvizje për drejtësi klimatike, ne duhet të dëgjojmë zërat e atyre që po shtypen dhe të atyre që luftojnë për liri dhe drejtësi. Përndryshe, nuk mund të ketë drejtësi klimatike pa solidaritet ndërkombëtar”, tha Thunberg.
Pasi gratë palestineze dhe afgane folën dhe Thunberg rifilloi fjalimin e saj, një burrë doli në skenë dhe i tha asaj: Kam ardhur këtu për një demonstrim klimatik, jo për një pikëpamje politike.
Mediat e huaja raportojnë ser përpara se Thunberg të dilte në skenë, ngjarja u ndërpre për një kohë të shkurtër, pasi një grup i vogël aktivistësh në ballë të turmës valëvitnin flamujt palestinezë dhe brohoritnin slogane pro-palestineze.
Incidenti erdhi pasi dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Amsterdamit duke bërë thirrje për më shumë veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike, në një protestë masive vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve kombëtare.
Organizatorët pretenduan se 70,000 njerëz morën pjesë në marshim dhe e quajtën atë protestën më të madhe të klimës ndonjëherë në Holandë. Trajtimi i ndryshimeve klimatike është një nga fushat kryesore të politikave për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 22 nëntorit.
