Lufta e përgjakshme në Gazë, atentat ndaj presidentit të Palestinës, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2023, 20:47
Presidenti i Palestinës, Abu Mazen është sulmuar ditën e sotme nga një grup njerëzish të armatosur.
Sipas mediave të huaja, një nga rojet u vra, duke shtuar se nuk dihet nëse Abu Mazen është plagosur apo jo.
Dyshohet se sulmi erdhi pasi Abbas u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të dielën për të diskutuar gjendjen e vështirë të palestinezëve në Gaza mes refuzimit të Izraelit për të ndalur sulmet ushtarake.
Sulmi pretendohet se është bërë nga grupi i quajtur “Bijtë e Abu Jandal” të lidhur me Hamasin, por Fatah, partia që qeveris PNA, e mohon këtë.

