Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, reagojnë shoqatat në Itali: Shkel të drejtat e azilkërkuesve
Shoqatat italiane që mbrojnë të drejtat e emigrantëve kanë reaguar për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve në Shqipëri. Organizata botërore e degës italiane, UNHCR ka deklaruar se nuk janë të përfshirë në këtë marrëveshje dhe se kërkojnë informacion nga autoritetet.
Ndërsa qendra "Astalli", një nga më të rëndësishmet e strehimit të emigrantëve në Itali ka reaguar duke thënë se marrëveshja shkel të drejtat e azilkërkuesve.
Organizata botërore dega Italia, UNHCR: Nuk jemi përfshirë në këtë marrëveshje. Kërkojmë informacion nga autoritetet. Marrëveshja duhet të rrespektojë Konventën e 1951, mbi të drejtën e mbrojtjes së emigrantëve.
Qendra "Astalli" një nga më të rëndësishmet e strehimit të emigrantëve në Itali: Marrëveshja shkel të drejtat e azilkërkuesve.

