Akuzohet nga Hamasi se sulmoi një tjetër spital në Rripin e Gazës, Izraeli përgënjeshtron lajmin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 21:53
Qeveria izraelite mohon të ketë sulmuar një spital në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë për mediat ministria e shëndetësisë në Gaza e udhëhequr nga Hamas tha se një sulm vrau një person dhe plagosi disa të tjerë, mirëpo është përgënjeshtrua nga qeveria e Izraelit.
Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë kishte thënë se personat e lënduar po strehoheshin brenda ndërtesës.
